English

PS: Berisha pranoi transparencën e kutive, të pranojë dhe mosdjegien e fletëve të votimit

Tiranë, 10 gusht, NOA – Pas deklaratave të kryeministri Berisha nga Himara, ka reaguar edhe selia rozë, e cila deklaroi se kryeministri me deklaratën e tij, më në fund ka pranuar domosdoshmërinë e hapjes së kutive të 28 qershorit.

Nënkryetarja e grupit Kuvendorsocialist, Vasilika Hysi, theksoi se “Më në fund Sali Berisha pranoi domosdoshmërinë e hapjes së kutive dhe hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila ka rënë në vesh të shurdhër”.

“Sigurisht, që u desh plot një vit, që kryeministri të kuptonte rëndësinë dhe legjitimitetin e kërkesës së opozitës, kërkesë, e cila muaj pas muaji gjeti gjithmonë e më shumë mbështetjen e partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar”, nënvizoi zonja Hysi.

Duke thënë shprehjen e urtë “Më mirë vonë se kurrë”, deputetja socialiste tha se “Në këtë moment është tejet e rëndësishme që jo vetëm të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 2009, por që Sali Berisha, pas pranimit të kërkesës për hapjen e kutive, të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit”.

mit/NOA
KOMENTE