Rusi, 11 Gusht NOA/ Rid Bulku - Vala e të nxehtit, e cila mund të konsiderohet si më e keqja në një mijë vjet në Rusi, ka kapur prej ditësh këtë vend.
Është ky raporti i shërbimit meteorologjik në këtë vend, i dhënë nga drejtori Frolov, në lidhje me temperaturat e larta që kanë pushtuar Rusinë për rreth një muaj.
“As ne, e as prindërit tanë nuk kanë përjetuar një fenomen të tillë në një mijë vjet. Është një rast unik që nuk ka precedentë në arkiva. Temperaturat vazhdojnë të kalojë 37 gradë dhe tashmë mund të flasim për një alarm të ujit të pijshëm”, - tha ai.
Përkeqësimi i ujit të pijshëm, rrezik epidemish Autoritetet ruse kanë rritur të shtojnë kontrollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe kjo pasi është shënuar një rritje e rasteve të gastroenterit akut në lidhje me përkeqësimin e ujit të pijshëm në 52 nga 83 rajone të Rusisë.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i shërbimeve shëndetësore, Guennadi Onishchenko.
“Jemi të frikësuar për sëmundjen e kolerës që mund të importohet nga Azia Juglindore dhe Pakistani, ku situata nuk është e mirë”, - tha Onishchenko.
“Po marrin masa për të organizuar kontrollin e ushqimit dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm”.
r.b/NOA
{youtube}5t9U2axFysM{/youtube}