Shkodër, 10 Gusht, NOA – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin Kolë Shaba, banues në fshatin Bushat.
Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur Ura Gjolulit, i lartpërmenduri duke drejtuar mjetin e tij autovetura Benz 250, me targa SH 96 33 D, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti, mësohet se ka humbur jetën 22-vjeçari Izmir Dani, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, i cili udhëtonte si pasagjer në këtë autoveturë.
Në vendngjarje, ka mberritur menjëherë grupi hetimore, i cili nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit dhe mungesës së sinjalistikës rrugore, ku për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë.
Nga ana e policisë po kryhen veprimet e duhura hetimore e proceduriale në vendin e ngjarjes dhe materialet në ngarkim të Shabës, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, prokurorisë së Shkodrës.
n.e/NOA