English

Smogu në Moskë nga zjarret, dyfishohet numri i vdekjeve

Moskë, 10 Gusht, NOA – Në Moskë është dyfishuar numri i vdekjeve, të shkaktuara ditët e fundit nga smogu dhe tymi i dendur që ka përfshirë kryeqytetin për shkak të zjarreve të rëna në rrethinat e tij.

"Mesatarja e rasteve të vdekjeve është 360-380. Aktualisht në Moskë vdesin afërsisht 700 vetë në ditë", ka bërë me dijeni shefi i Autoriteteve Ruse të Shëndetësisë, Andrej Selzoëski, sipas të cilit, e nxehta përvëluese dhe tymi helmues në kryeqytetin rus kanë bërë që numri i vdekjeve të shtohet në mënyrë masive.

Rastet më të shumta të vdekjeve janë për njerëz që vuajnë nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, sëmundjet kardiovaskulare apo nga astma.

"Sipas të dhënave aktuale, përqendrimi i monoksidit të karbonit e kalon normën e lejuar me trefishin e tij. Përsa u përket lëndëve që rrinë pezull në ajër ato e kalojnë tri herë e gjysmë normën e lejuar. Gjatë ditës, nëse nuk ndryshojnë kushtet atmosferike, koncentrimi mund të pakësohet nga ora 14-18, por përmbajtja e lëndëve të dëmshme do ta kalojë në mënyrë të konsiderueshme normën e lejuar", ka raportuar ndërkaq Monitoringu Ekologjik i Moskës.

Nuk dihet ende sesa do të vazhdojë më tej kjo gjendje, por autoritetet paraqiten të alarmuara, pasi temperaturat po kapin shifrën e 50 gradëve Celcius.

n.e/NOA

KOMENTE