Nju Jork, 10 Gusht, NOA – Nëse jeni të qeshura dhe rrezatoni lumturi, i keni të gjitha shanset për ta bërë për vete një mashkull.
Por nëse jeni femra vazhdimisht të ligështuara dhe që vetëm ankoheni, dijeni se shumë shpejt keni për të mbetur të vetmuara.
Kjo është këshilla që u jep femrave një studim i realizuar nga Universiteti i Forest Uake, i publikuar në gazetën “Personaliteti dhe Psikologjia Sociale”, sipas të cilit, vizioni ynë parashikon edhe fundin e një lidhje në çift, nëse ajo do të jetë e lumtur apo e humbur.
E gjitha, sipas hulumtuesve, varet se si ne jemi të lumtur, lloji dhe qëndrueshmëria jonë stabile emocionale.
Kështu, femrat me sjellje narciste dhe të heshtur do të ketë një pamje negative në sytë e meshkujve, ndërsa ato që janë të lumtura, do të kenë një imazh pozitiv tek ta. "Perceptimi që ne kemi, tregon shumë anë të tjera të personalitetit tonë”, - thotë Dustin Uood, koordinator i hulumtimit.
Hulumtuesit kanë gjetur se tendenca e një personi për të përshkruar veten në aspektin pozitiv është një tregues i rëndësishëm i personalitetit të tij.
“Tendenca thjesht për të parë çdo gjë negative, - pohon Uood, - ka gjasa të shfaqjes së depresionit dhe çrregullimeve të tjera të personalitetit, gjëra që të largojnë nga një mashkull”.
n.e/NOA