Prishtinë, 10 Gusht, NOA – Mëse 9 mijë është numri mesatar i turistëve nga Kosova që kalojnë traun e pikës kufitare së Morinës gjatë këtyre ditëve për të mbërritur në Shqipëri, ku kalojnë edhe pushimet e verës.
Fluks mjaft i lartë ky që ka vazhduar gjatë muajit korrik, por duket i tillë edhe gjatë gushtit. Sa u përket automjeteve, sipas të dhënave nga policia e kufirit gjatë këtij muaji nga dogana e Morinës brenda një dite hyjnë nga Kosova më shumë se katër mijë automjete, ndërsa gjatë muajit korrik kanë kaluar brenda një dite rreth 3 mije automjete.
Në total, në këtë pikë kufitare gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri mëse 336 mijë qytetarë nga Kosova, të cilët i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet.
Duket se përveç tunelit të Kalimashit, në shtimin e këtij fluksi ka ndikuar ehde marrëveshja sipas të cilës, gjatë sezonit turistik, qytetarët do të kontrollohen
vetëm në një pikë kufitare.
Pra, të gjitha automjetet që kalojnë nga Shqipëria dhe futen në Kosovë do të kontrollohen në kufirin e territorit kosovar, ndërsa ato që nga Kosova futen në Shqipëri kontrollohen vetëm në kufirin shqiptar, duke shmangur kështu radhët apo pritjet e gjata.
n.e/NOA