English

Urgjent, grabitet me armë filiali i një banke

Tiranë, 10 Gusht, NOA – Një grabitje me armë zjarri është organizuar në këto momente pranë filialit të një banke në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Këto janë të dhënat paraprake që sapo kanë njoftuar burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se grabitja është kryer nga tre persona të armatosur.

Ndërkaq, nuk dihet ende shuma konkrete e parave që ata kanë munur të marrin nga banka e sulmuar dhe ende nuk dihen identitetet e tyre.

Por grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe po merr të gjitha provat dhe dëshmitë për të inskenuar ngjarjen ashtu siç mund të ketë ndodhur ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE