English

Vodhën një shkollë të Laçit, identifikohen autorët

Laç, 10 Gusht, NOA – Pas një pune hetimore të organizuar, forcat e policisë së Laçit kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe mekanizmin që ata përdorën në vjedhjen e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Laçit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik, ku kanë marrë një kompjuter, një printer, si edhe aksesorë.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se të identifikuar si autorë të kësaj ngjarje janë personat me inicialet E.Gj. 15-vjeç dhe Gj.Gj. 26-vjeç; që të dy me banim në qytetin e Laçit.

Ndërsa për këtë të fundit, mësohet se ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278 i K.Penal.

Ndërkaq, materialet proceduriale rreth kësaj ngjarje iu kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE