English

"Bomba", kapet ish-magazinieri i QTU, Klodian Bizhga, autori i dyshuar i telefonatës

SHIHNI TE GJITHA FOTOT TE GALERIA

Tiranë, 11 Gusht 2010, NOA – Pas një telefonate të rreme, mbi vendosjen e një bombe në mjediset e Qendrës Tregtare Univers (QTU) në kryeqytet, Policia e Kryeqytetit ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar të kësaj telefonate, Klodian Bizhgën.

Policia njoftoi se identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, 30 vjeçari klodian Turabi Bizhga, u arrit në sajë të një pune operative dhe në një kohë tepër të shpejtë.

Arrestimi i Bizhgës, me banim në fshatin Kashar të Tiranës, u realizua në një banesë të ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Nga hetimet e policisë mësohet se autori i dyshuar i kësaj telefonate, ka qenë një ish - punonjës pranë Qendrës Tregtare Univers dhe se ai paraqet turbullime psikike.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik” dhe për veprën penale të njoftimit të rremë në organet rendit.

Telefonata e rreme për vendosjen e një bombe në mjediset e QTU-së mbërriti në Policinë e Tiranës në orët e paradites, dhe në një kohë të menjëhershme policia bëri të mundur evakuimin e qytetarëve dhe punonjësve.

Pasi një kontrolli të imtësishëm policia deklaroi se alarmi ishte i rremë, ndërsa Qendra Tregtare Univers nisi punën e saj në orën 13.15’.

mit/NOA

KOMENTE