Brazilia, 12 gusht, NOA - Në ndryshim nga përfaqësuesja italiane, e cila u mund me rezultatin 1 me 0 nga Bregu i Fildishtë, Brazili ka rifilluar në mënyrën më të mirë ciklin e tij me teknikun e ri Menezes.
Kështu e impenjuar në miqësoren e parë në Nju Jork, kundrejt përfaqësueses së SHBA-së, formacioni brazilian ka arritur të triumfojë me rezultatin 2 me 0 duke dhuruar një spektakël të vërtetë në lojë.
Përballë 78 mijë spektatorëve, lojtarët brazilianë kanë magjepsur të gjithë të pranishmit me lojën e dhuruar duke marrë dhe shumë duartrokitje të merituara.
Për ta, shënuan Neymar dhe Pato në pjesën e parë, ku për t’u përmendur është një gol i anuluar sërish për sulmuesin e Milanit, dy shtylla dhe shumë raste për të shënuar.
r.b/NOA