English

Britani e Madhe, del online lista e trashëgimisë së gjenive të periudhës viktoriane

Britani e Madhe, 12 Gusht, NOA/ Rid Bulku - Ancestry.co.uk, aktualisht është duke kënaqur mendjen e njerëzve më kuriozë. Pasi faqja angleze, ka nxjerrë online më shumë se gjashtë milionë testamente të krerëve të epokës viktoriane të gjysmës së parë të shekullit XX.

Kështu, u zbuluan disa sekrete.

Kush do të kishte menduar, për shembull, se Charles Dickens, një nga novelistët më të rëndësishëm britanik, i cili në veprat e tij përshkroi kushtet e varfërisë së klasës punëtore, ka lënë një shumë të barasvlershme me 7 milionë sterlina të ditës së sotme.

Dickens mund të konsiderohet si një person me shumë fat, pasi ndryshe nga bashkëkohësit e tij, pasuria i erdhi gjatë jetës.

Më mirë se ai ka bërë Charles Darwin, trashëgimia e të cilit arrin ditët e sotme vlerën e 13 milionë paundëve.

Lista e sitit të ueb-it anglez përfshin gjithashtu një nga ekonomistët kryesorë në historinë e shekullit të kaluar, Karl Marx, i cili ndryshe nga Dickens ka jetuar në vështirësi.

Duke mbetur në fushën e shkrimtarëve, Arthur Conan Doyle që ka shkruar tregimet e Sherlock Holmes me pacientët e shumtë të tij, ka lënë në trashëgimi një shumë prej 3 milionë sterlinash.

Përsa i përket Lewis Carroll (autori i Lizës në Botën e Çudirave) dhe D. H. Lawrence (i cili ka shkruar i dashuri i zonjës Chatterley), atyre nuk u shkoi shumë mirë pasi në trashëgiminë e tyre mbetën vetëm disa mijëra stërlina.

Kryeministri britanik, Neville Chamberlain grumbulloi 4 milionë sterlina, në të kundërt nga Marx, i cili në atë kohë i la 250 mijë, rreth 9 mijë të ditës së sotme, vajzës së tij Eleanor.

Ndërsa, ironiku Oscar Wilde ka thënë “Nuk kam asgjë, përveç gjenialitetit tim”, - dhe kishte pothuajse e drejtë.

Ai vdiq në Paris në vitin 1900 dhe u largua duke u lënë pasardhësve të tij një pasuri prej 19 mijë stërlinash dhe sigurisht, mendjen e tij gjeniale.

r.b/NOA

KOMENTE