English

Gjykatat në SHBA: Të hiqen akuzat ndaj Vatikanit

Uashington, 11 Gusht NOA/ Rid Bulku - Tre veta që pretendojnë se janë viktima të dekadave të priftërinjve pedofilë në Kentaki kanë tërhequr ankesën e paraqitur në vitin 2004 në një gjykatë në Louisville, kundër Vatikanit, duke mbyllur çështjen.

Lajmi u bë i ditur nga Lena Jeffrey, avokatja e SHBA-së të cilës shteti i besoi çështjen, por duke theksuar se ende nuk i është nënshkruar arkivimit.

Rasti i Kentakit është një prej tre të atyre të pedofilisë kundër Vatikanit në gjykatat e SHBA-së.

Kohët e fundit një padi është ngritur në Uiskonsis në emër të viktimave të At Lorenc Murphy në një kolegj për të shurdhër ndaj Papa Benediktit të XVI (kur ai ishte prefekt i kongregacionit për Doktrinën e Besimit) dhe kardinalëve Angelo Sodano dhe Tarcisio Bertone.

Rasti tjetër është në Oregon ku akuza është që Selia e Shenjtë të aprovoi transferimin ndërkombëtar nga Irlanda në Çikago dhe pastaj në Portland të priftit Andrew Ronan duke e bërë bashkërisht përgjegjës për ngacmimet.

Në fillim të verës, rasti i Oregon, kaloi në gjykatën supreme të Shteteve të Bashkuara, e cila i dha lejen për mundësinë e një gjyqi kundër Selisë së Shenjtë, duke vendosur të mos komentojë mbi këtë çështje dhe duke ia lënë në dorë atë, gjykatës në Portland.

r.b/NOA

KOMENTE