English

Hugo Chavez kërkon paqe me Kolumbinë

Santa Marta, 11 gusht, NOA - Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez u takua sot me presidentin kolumbian, Huan Manuel Santos, në përpjekje për të tejkaluar krizën mes dy vendeve.

“Vij në Kolumbi për t’ju dëshmuar dashurinë e pafund, që kam për këtë vend”, u shpreh Chavez, sapo mbërriti në qytetin bregdetar, Santa Marta.

“Venezuela dëshiron me çdo kusht paqen me Kolumbinë”, deklaroi Hugo Chavez.

Ai shfrytëzoi rastin për t’i uruar 59-vjetorin, presidentit te Kolumbisë, Huan manuel Santos.

Por, sikundër mësohet nga mediat vendase, më i përmbajtur në deklarata u tregua Huan Manuel Santos, i cili tha se “ Dëshira jonë është të rivendosim në nivelin e duhur marrëdhëniet me popullin vëlla të Venezuelës".

"Jemi optimistë dhe shpresojmë se ky takim do të na çojë në rezultate konkrete”, theksoi presidenti kolumbian.

Venezuela ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë, pasi kjo e fundit denoncoi në Organizatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, praninë e 1500 rebeleve të FARC-ut, në territorin e Venezuelës.

mit/NOA
KOMENTE