English

Izrael: Zbulohet monedha e rrallë prej ari e vitit 191 para Krishtit

Tel-Aviv, 11 gusht, NOA - Një monedhë e rralle ari e vitit 191 para erës sonë, u gjet në Izrael, gjatë gërmimeve në një zonë arkeologjike.

Zbulimi u konfirmua nga Shërbimi i Zbulimeve Arkeologjike, të Izraelit.

Monedha peshon 27 gram dhe është e ruajtur në një gjendje të shkëlqyer.

Ajo është më e madhja e gjetur ndonjëherë ne Izrael.

Sipas arkeologëve, monedha ështe prodhuar në Egjipt dhe i përket epokës së mbretit Ptoleme i 5-të.

Në të është i skalitur portreti i Arsinois, gruaja e Ptolemeut të 2-të, e cila ishte shenjtëruar.

Sipas përgjegjësit të gërmimeve, kjo monedhë, e cila peshon 6 herë më shume se monedhat e zakonshme, përdorej si medaljon, në shenjë adhurimi për perëndeshën Arsinois.

mit/NOA
KOMENTE