English

Kryeministri: Turizmi është bërë degë kryesore e ekonomisë

Jalë, 11 Gusht, NOA Update – “Turizmi është bërë degë kryesore e ekonomisë shqiptare”, tha sot në fjalimin e inaugurimit të dy rrugëve që zbresin në bregdet, rrugën e plazhit të Jalit dhe atë të Livadhës, në Himarë.

Sipas tij, qeveria po bën investime të mëdha në turizëm, të cilat gjatë këtyre 5 viteve, janë mbi 30 herë më të mëdha, sesa 8 vitet e tjera të marra së bashku.

“Rrugët që ndërtuam bënë që kombi, shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri dhe jashtë saj, të mbajnë sytë drejt detit. Përpjekje të tjera duhet të bëjmë se nuk mund të themi se në kaq pak vite, ne krijuam traditën e mrekullueshme të mikpritjes së turistëve. Ne kemi traditën shqiptare, por duhet ta përpunojmë më tej atë dhe të ngremë çdo shërbim në lartësitë më të mëdha, në mënyrë që çdo qytetar që vjen në breg, në Durrës, Velipojë dhe kudo të largohet me dëshirën për t’u kthyer përsëri, sa më shpejt”, tha ai lidhur me këtë fakt.

Duke përfunduar se “po ecim me rrugë, me infrastrukturë në drejtim të të gjitha maleve të vendit, drejt Çajupit, drejt Tomorit, Voskopojës, Prespës, Bjeshkëve të Namuna, Thethit, Bogës, Razmës, Lurës, Kalasë së Dodës, Shishtavecit, Korabit”.

n.e/NOA

KOMENTE