English

Punimet në rrjet, Tirana mbetet 2 ditë pa ujë

Tiranë, 11 Gusht, NOA – Punimet që po kryen Operatori i Shpërndarjes së energjisë në linjat e transmetimit Kinostudio-Lanabregas-Qafmollë, do të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për dy ditë më radhë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Bëhet fjalë kryesisht për ato që furnizohen me ujë nga burimet e Selitës dhe Shën-Mërisë, si Qyteti Studenti, Tirana e re, Qendra e Tiranës duke shkuar deri në Kombinat, që të gjitha të ndara nga ato që furnizohen në fakt me ujësjellësin e Bovillës.

Lajmi është bërë me dijeni nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, sipas të cilës si pasojë e punimeve do të dalë jashtë funksionit stacioni i pompimit dhe për pasojë Tiranës do t'i mungojë 600 l/sek më pak ujë.

Kjo sasi do të reflektohet me mungesa të furnizimit për mijëra familje të kryeqytetit.

n.e/NOA

KOMENTE