English

“The globe and Mail”: Suksesi i Shqipërisë, çelësi te reformat e mëdha

LEXONI SHKRIMIN E PLOTE NE SHQIP DHE ANGLISHT

Tiranë, 11 Gusht 2010 NOA – “Nga zero dollarë në investime të huaja vetëm disa vjet më parë, Shqipëria tani raporton investime të huaja të barabarta me 25 për qind të GDP - ose 5,5 miliardë USD, duke u renditur nr 50 në botë. Në konkurrencën globale për investime, Shqipëria tani shkon edhe më lart në peshën e saj. Kjo performancë siguron progres më të madh”.

Zhvillimi i shpejtë ekonomik i vendit tonë ka gjetur kështu dhe një herë pasqyrim në mediat e huaja. Në një analizë të sajën, gazeta kanadeze “The Globe and Mail” thotë se Shqipëria, nga një vend ku nuk investohej, në pak vite shënon një rritje në investime të huaja në 25 % të PBB.

Thënë ndryshe, 5.5 miliardë dollarë investime, shumë kjo që e rendit vendin tonë në vendin e 50-të në botë. Sipas gazetës, kjo performancë siguron prosperitet të madh përpara, pasi vendi ka bërë progres të madh.

Gjatë 3 apo 4 viteve të fundit, Shqipëria në mënyrë të mrekullueshme ka arritur të lulëzojë pavarësisht recesionit global,- thotë "The globe and Mail", duke përmendur këtu rritjen ekonomike 7.8 % në 2008-ën, 3.7 në 2009 dhe 3.5 % në 2010. Padyshim që është vendi me ekonominë më dinamike në Ballkan-thuhet në shkrim, e madje po ecën më mirë se shumë ekonomi të mëdha europiane, duke përmendur këtu rënien e ekonomisë në vende të tilla si Gjermani, Francë dhe Itali.

Për shqiptarët këto statistika të rritjes ekonomike tregojnë një rënie me 12 % të varfërisë gjatë 7 viteve të fundit. Nisur në reformat e mëdha gjatë 10-vjeçarit të fundit, Banka Botërore parashikon rritje të fortë ekonomike dhe stabilitet ekonomik për vitet që na presin përpara.

E pse jo, thotë gazeta kanadeze, e cila shprehet Shqipëria është cilësuar si vendi më i pasur me burime natyrore në Europë.

Sipas "The globe and Mail", vendi po ecën me sukses për një arsye tepër të thjeshtë: ka ndërmarrë reforma të tregut të lirë, të cilat e lënë suksesin të ndodhë. Është një anëtare e NATO dhe është në rrugë e mbarë drejt anëtarësimit europian, e po kështu ka një demokraci të bazuar në zbatimin e ligjit. E përveç këtyre virtyteve, siç i quan "The globe and Mail", vendi ofron edhe mundësi për investime edhe në nikel, krom, bakër, zink, ar, argjend etj.

Reforma më efektive që i ka bërë investitorët të ndihen të mirëpritur në Shqipëri është taksa e sheshtë prej 10 %. E me të vërtetë, shkruan gazeta, Shqipëria është vendi që ofron taksat më të ulëta në mbarë Europën, e ndoshta edhe në botë.

Gazeta vlerëson se vendosja e taksës së sheshtë 10% dhe heqja e taksës mbi dividentin për investime suplementare, bën që Shqipëria të ofrojë taksat më të ulëta në të gjithë Evropën - dhe ndoshta në botë.

Kurse në përfundom konstaton: “Rezultati është pikërisht ajo që ju do të prisni: një fluks investimesh. Kjo nuk mund t’i ndodhte veçse një vendi si Shqipëria që e meritonte me shumë”.

LEXONI SHKRIMIN E PLOTE NE SHQIP DHE ANGLISHT
KOMENTE