Tiranë, 11 gusht, NOA – Dy shitës lëndësh narkotike kanë rënë mbrëmë në prangat e policisë.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, konfirmuan për agjencinë NOA se dy shitësit e narkotikëve të arrestuar janë dy djem 23 vjeçarë, Gentian Qemal Kala dhe Albenc Ardian Rremi, që të dy banues në Tiranë.
Policia në raportimin e saj bën të ditur se kapja dhe më pas arrestimi i tyre u bë, kishin informacione se ata posedonin drogë.
Arrestimi i tyre u realizua mbrëmë, rreth orës 21.00’, në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, kur dy të arrestuarve që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike, iu kap sasia prej 32.2 gramë lëndë e dyshuar e llojit Cannabis Saattiva, e ndarë në 8 porcione, në qese farmacie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy telefona celularë.
Materialet hetimore ndaj dy shitësve të narkotikëve i kaluan Prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.
mit/NOA