English

Urgjent/ Alarm për bombë në QTU, policia evakuon qytetarët brenda saj

Tiranë, 11 Gusht, NOA – Një alarm për bombë në mjediset e Qendrës Tregtare “Univers” gjatë paradites së sotme, ka krijuar panik tek klientët që gjendeshin brenda saj, ndërsa policia menjëherë ka ndërmarrë një operacion evakuimi të tyre.

Lajmi sapo është bërë me dijeni në mënyrë paraprake nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat ende nuk dine të thonë nëse ky alarm që ka mbërritur në sallat e saj operative përmes një telefonate, ka qenë i vërtetë apo është i rremë.

Gjithsesi, forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje sapo kanë mësuar lajmin dhe janë duke u kujdesur që të largohen nga mjediset e QTU-së të gjithë klientët.

Ndërkaq, po punohet edhe për gjetjen e bombës atje brenda, nëse vërtet ka një të tillë, si edhe kapjen e autorit të telefonatës që lajmëroi për vënien e kësaj bombe... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE