English

Apartamenti më i shtrenjtë në botë ndodhet në Londër, sa kushton

Londër, 13 Gusht NOA - Më shumë se 2 mijë metër katrorë, me një pamje në të gjithë qendrën e Londrës dhe me një rehati dhe masa të sigurisë si ato të James Bond. Çmimi: 140 milionë sterlina.

Apartamenti më i shtrenjtë i cili ndodhet në Londër është duke shkuar drejt shitjes dhe blerësit janë pikërisht One Hyde Park, një nga komplekset rezidenciale nga më luksozet në mbarë botën.

Për sa i përket identitetit të blerësit ai mbetet ende i panjohur.

Trevor Abrahamson, i agjencisë imobiliare “Glentree Estates”, ka theksuar se kjo blerje e fundit tregon se tregu imobiliar edhe pse ka kaluar një krizë të vërtetë ekonomike sërish nuk e ka vuajtur shumë atë.

r.b/NOA

KOMENTE