English

Çudia/ Një burrë, me gjoksin e një femre

Dezhou, 12 Gusht, NOA - Doktori kinez Zhang Jianhua, i cili hoqi gjinjtë femërorë nga trupi i një burri me emrin Guo Qingpo, nuk u beson ende syve të tij: "Unë kurrë nuk kam parë një gjë të tillë në gjithë jetën time”.

Bëhet fjalë për një rast shumë të veçantë, i cili i ka lënë pa mend të gjithë kinezët, pasi kanë mësuar se një burrë kishte gji femre dhe i është drejtuar spitalit për ta eliminuar atë.

Krejt e ndryshme kjo në fakt, me rastin e femrave, të cilat shkojnë në spital për ta fryrë sa më shumë të jetë e mundur gjoksin e tyre.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në qytetin Dezhou të provincës Shandong, dhe njeriu që e kishte një gjë të tillë, u konstatua fillimisht se vuante nga gynecomastia (një gjendje e karakterizuar nga zhvillimi i gjinjve të njerëzve).

Gynecomastia konsiderohet shpesh një shenjë e sëmundjeve serioze të tilla si kanceri i testikujve, gjirit, mushkërive apo të organeve të tjera.

Në raste të tjera mund të jetë për shkak të konvertimit të tepërt të testosteroneve në estrogeon, ose mund të jetë rezultat i paaftësisë së mëlçisë për të eliminuar estrogeonin e tepërt.

Konkretisht, Guo Qingpo u diagnostikua në fund nga mjekët të kishte sindromin e lipodystrophysë, e cila përfshin një ndryshim të shpërndarjes së indit dhjamor në organizëm.

Ndërkaq, dy ekipet e kirurgëve janë zënë për gjashtë orë me radhë për heqjen e gjinjve të burrit në fjalë, ku vetëm njëri prej tyre u mësua se peshonte 5 kg. n.e/NOA

KOMENTE