Shkodër, 12 gusht, NOA – Një 37 vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë pasi dispononte dokumente të falsifikuara të automjetit në pronësi të tij.
Bëhet fjalë 37 vjeçarin Lulzim Halili, lindur e banues në lagjen “Naim Gjylbeu” në Shkodër, në makinën e të cilit në po të njëjtën ditë, u gjet një sasi prej rreth 12 kg drogë.
Arrestimi i tij u bë nga uniformat blu të Shkodrës dje, në orën 09.45, të paradites.
Sipas policisë Lulzim Halili kishte falsifikuar dokumentet dhe se mercedez benzi ngjyrë gri me targë SH 8792 C, ku u gjet droga dhe u arrestua Bledar Mezini, ishte në pronësi të Luzim Halili.
Policia e Shkodrës kishte vërejtur se dokumentacioni i makinës ishte i falsifikuar sa i përket librezës së mjetit, çertifikatës së kontrollit teknik dhe taksave përkatëse.
Arrestimi i Lulzim Halilit u bë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Policia sekuestroi automjetin në emër të Lulzim Halilit, ndërsa ky i fundit po ndiqet nga prokuroria e Shkodrës për falsifikim të dokumenteve nëpërmjet përdorimit.
mit/NOA