Pekin, 12 gusht, NOA - Një qytetar francez është dënuar me vdekje në Kinë. Personi në fjalë, akuzohej për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Lajmi u njoftua nga një gjykatë në Guangzhou, në Irakun jugor dhe më pas u konfirmua nga burime diplomatike në Francë. Bashkë me të, u dënua dhe bashkëpunëtori i tij kinez.
Anëtarëve të tjerë të bandës u është dhënë dënimi midis 20 viteve dhe dënimit të përjetshëm.
Chan Thao Phoumy, lindur në Laos dhe pasaportë franceze, u dënua për prodhimin, transportimin dhe kontrabandë të metamfetaminës, një drogë sintetike.
Ligji kinez është shumë i rreptë në prodhimin dhe trafikimin e drogës dhe shumë të huaj kanë qenë të përfshirë në ngjarje të këtij lloji.
Në muajin prill, katër japonez u ekzekutuan. Në dhjetor diçka e tillë ndodhi me një britanik.
r.b/NOA