English

Goditet me makinë dhe vdes, pas debatit “Himara është Greqi”

Himarë, 13 Gusht 2010 NOA Upate – Një i ri nga Himara ka gjetur vdekjen natën e sotme, pak minuta pasi u godit nga një automjet, drejtuesi i të cilit braktisi makinën dhe u zhduk në drejtim të paditur, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA duke cituar dëshmi paraprake në vendngjarje.

Nga të dhënat e para jozyrtare, bëhet e ditur se Teli Guma, 34 vjeç, lindur e banues në Himarë fshat, ka gjetur vdekjen pak para mesnatës duke hyrë dita e Premte në qendër të Himarës, në një incident të veshur me dyshime për ngjarje joaksidentale.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se Teli (Aristotel) Guma gjendej duke ecur me një motor mbrëmjen duke hyrë e Premtja, rreth orës 22.30 në Himarë kur u godit nga pas nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë, viktima Teli Guma është marrë për t’u transportuar në spitalin më të afërt, por ka vdekur rrugës për shkak të plagëve serioze.

Sipas dëshmive të cituara nga bashkëpunëtori ynë në vendin e ngjarjes, një ditë më parë, viktima i sotëm Teli Guma ka debatuar me disa të rinj për çështje etnike.

Guma mbronte fort idenë “Himara është Greqi” në debat kurse të dyshuarit i mëshonin bindjes se Himara është Shqipëri.

Ditën e sotme sikundër bëhet e ditur nga dëshmitarët, Guma ka gjetur vdekjen pas goditjes me makinë pikërisht nga personat kosovarë që gjendeshin në automjet dhe në debatin e një dite më parë.

Në shenjë respekti dhe dhimbjeje për vdekjen e Gumës, të gjitha lokalet që gjenden në krye të qytetit të Himarës mbyllën muzikën në mjediset e tyre.

Lidhur me ngjarjen nuk ka ende ndonjë informacion zyrtar policor.

j.d/a.r/NOA

VIDEOT: Reagimet politike:

{youtube}uLvWFPMv5N0{/youtube}

Pamje nga varrimi i Gumës

{youtube}sZqGswmDSWg{/youtube}

Reagon Ministria e Brendshme

{youtube}Xvxmf-7dwTY{/youtube}

KOMENTE