Londër, 12 Gusht, NOA – Ish-kryeministri anglez, Gordon Braun, shpresonte të përsëriste sukseset e paraardhësit të tij, Toni Bler, i cili siguroi rreth 5 milionë euro me shitjen e librit të tij.
Por libri i tij ka përbërë një fiasko të vërtetë, vetëm me 32 kopje të shitura në gjithë Anglinë, prej katër muajsh nga dalja e tij për publikim.
Edhe pse çmimi i tij ka qenë vetëm 20 euro, askush nuk ka tentuar ta marrë nga libraria.
"Numrat e shitjes përbëjnë një informacion privat, - tha një zëdhënës i shtëpisë botuese kryesore, - dhe nuk kam ndërmend të komentoj publikisht”.
E megjithatë, ai nuk mund ta fshehë dot mossuksesin e librit të ish-kryeministrit anglez, Gordon Braun.
n.e/NOA