Itali, 12 Gusht, NOA - Një grua ka qëndruar për më shumë se një javë me gishtat e saj të ngjitur me njëri-tjetrin dhe kjo pasi papritur i kishte shpërthyer një tub ngjitës teksa po përpiqej për ta hapur.
Aktualisht ajo ndodhet nën kujdes, në spitalin e Savonës, ku mjekët janë duke e kuruar me vaj dhe vazelinë të thjeshtë, sepse nuk ekziston asnjë tretës që mund të shqisë gishtat pa dëmtuar lëkurën.
Gruaja, 35-vjeçare dhe iu drejtua dhe një avokati, të cilit i paraqiti një ankesë për policinë për neglizhencën në lidhje me dëmtimin e saj.
r.b/NOA