Indi, 12 Gusht, NOA - Pas viktimave dhe shkatërrimit të ardhur si rrjedhojë e përmbytjeve në Ladakh, ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për t’u mbrojtur nga shpërthimi i epidemive.
Të vdekurit deri tani janë në 185, ndërsa të zhdukur numërohen me qindra të tjerë, duke përfshirë këtu dhe shumë të huaj.
Mjekët kanë raportuar një rritje të mprehtë në gastroenterit në popullsi dhe kjo si rrjedhojë e ujit të ndotur, ndërsa ka dhe raste të tjera të personave me simptoma kolere dhe tifoje.
Kërkimet për personat e zhdukur janë në vazhdim, por momentalisht vendi ka një emergjencë publike shëndetësore për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Dr. V.Selvamurthy, mbikëqyrës i DRDO, Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ndërhyn në kohën e fatkeqësive natyrore, tha se nuk ka një sistem të mjaftueshme dhe adapt në Leh.
Uji i pijshëm ka qenë i ndotur nga balta dhe nga kufoma të kalbura të shpërndara gjithandej. Frika është përhapur dhe kjo si pasojë e shpërthimit të epidemive të kolerës, tifos dhe gastroenterit.
r.b/NOA