Tiranë, 12 gusht, NOA – kanosjet dhe fyerje e shpifjet përmes telefonit çojnë në prangat e policisë, 23 vjeçarin, Agim Hysen Tolltani.
Sipas policisë së kryeqytetit, 23 vjeçari me banim në Tiranë, dyshohet se dje rreth orës 13.00, ka kanosur dhe fyer nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetase 30 vjeçare, e cila duket se e ka kallzuar të arrestuarin në organet e rendit.
Policia konfirmon se Tolltani kishte kanosur shtetasen 30 vjeçare për motive të rëndomta.
Kanë qenë oficerët e komisariatit të Policisë Nr.1, në kryeqytet që kanë arrestuar më pas Agim Tolltani.
Ndërkohë, 23 vjeçari Agim Tolltani akuzohet për disa vepra penale, atë të kanosjes, fuerjes, shpifjes dhe përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, në dëm të shtetases 30 vjeçare.
mit/NOA