Sichuan, 13 Gusht, NOA - Në zonën jugperëndimore të Kinës, në provincën Sichuan, kanë lindur dy binjakë panda. Bëhet fjalë për lindjen e gjashtë dhe të shtatë gjatë muajit gusht për këtë kafshë, gjë që përbën një rekord, pasi është një specie në rrezik.
Të dy këlyshët janë në shëndet të mirë. Sipas administratës pyjore shtetërore të Kinës 1590 kafshë të këtij lloji jetojnë të lirë në pyll, kryesisht në malet e Sichuan, ndërsa 210 panda të tjera janë në robëri.
“Pandës-nënë, tashmë 7-vjeçare e quajtur “Ge Ge”, iu deshën gjashtë orë që të lindë një femër prej 159 gramësh pa asnjë lloj ndihme”, - tha Tang Chunxiang, një ekspert në parkun Wakayama.
Pandat gjigande gjatë kësaj periudhe po përjetojnë një boom të vërtetë lindjesh.
Sipas Tang, pritet që më shumë se dhjetë femra panda të lindin para përfundimit të këtij viti. Që nga muaji janar e deri më tani ka pasur 14 lindje.
r.b/NOA