English

Mitrovicë, gjendet vetura me targa italiane e vjedhur në Serbi

Vetura me targa Italiane e vjedhur në Serbi zbulohet dhe konfiskohet në Veri të Mitrovicës.

Mitrovicë, 12 gusht, NOA – Pas një hetimi të suksesshëm njësia rajonale e auto-krimeve në Mitrovicë, ka gjetur veturën e vjedhur të markës Pasat Karavan me targa italiane, e vjedhur në 9 gusht në Serbi.

Policia e Kosovës, bëri të ditur se dje kishte pranuar një informatë nga Interpoli për një automjet të vjedhur.

Pas kërkesës urgjente të Interpolit njësia përkatëse rajonale e krimit mbi automjetet, përkatësisht në Mitrovicë, nisi një punë intensive operativo-hetimore për gjetjen e veturës së vjedhur.

Vetura u gjet pas tri orësh hetimi, e braktisur në rrugën e Kolashinit, në qytetin e Mitrovicës.

Vetura u konfiskua nga policia e rajonit të Mitrovicës dhe ende nuk është identifikuar personi që vodhi veturën.

Policia e Mitrovicës po heton për autorin, ndërkohë që po mbyllen edhe procedurat për kthimin e veturës së vjedhur e më pas të gjetur tek autoritet e Interpolit.

mit/NOA
KOMENTE