Brno, 12 gusht, NOA - Është fundjava e xhiros që do të zhvillohet në Brno, por gjithashtu është dhe ajo në të cilët do të bëhen njoftime për ndryshimin e pilotëve në skuderitë respektive.
Kështu do të jetë radha e Yamaha, e cila do të njoftojë për aventurën e tyre të re me Jorge Lorenzo, i cili do të jetë përkrah Ben Spies duke filluar nga 2011.
Më pas, do të vijë dhe njoftimi i Ducati, skuadër e cila do të njoftojë marrjen e Valentino Rossit për dy vitet në vazhdim.
Me shumë mundësi për këtë komunikim, do të duhet të presim të hënën e ardhshme, pas përfundimit të garës, e cila do të zhvillohet në pistën e Republikës Çeke.
r.b/NOA