English

Në Maqedoni, plane për qeveri ekspertësh

Shkup, 12 Gusht, NOA – Qeveria e koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së mund të bjerë gjatë muajit shtator dhe më pas të pasojë formimi i qeverisë së ekspertëve të kryesuar nga një akademik maqedonas.

Kjo bëhet e ditur nga televizioni Alfa në Shkup, ku siç nënvizohet ky koncept për dalje nga kriza politike është projektuar nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Me këtë koncept prezantohen para diplomatëve perëndimor funksionarët e lartë të partisë në pushtet. Me këtë plan kohë më parë nëpërmjet këshilltarëve është njohur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel”, bën të ditur televizioni Alfa.

Sipas burimeve diplomatike, Qeveria është e shqetësuar seriozisht për shkak të bllokimit të procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit, bllokimin e proceseve të integrimit në strukturat euroatlantike, keqësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe trendët negative në planin ekonomik.

“Eskalimi i krizës mund të pasojë pas mosmarrjes së ftesës për anëtarësim në NATO gjatë muajit nëntor. Andaj, qeveria e ekspertëve është një zgjidhje, e cila do të ketë një mandate deri në muajin nëntor dhe më pas do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, njoftojnë burimet diplomatike.

Qeveria teknike e udhëhequr nga një anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonas (ASHAM) do të jetë e obliguar që për një periudhë të shkurtër të zgjidh kontestin historik të emrit me palën greke.

Siç bëhet e ditur, kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kërkuar mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për formimin e një qeverie të tillë të ekspertëve. NOA-INA

KOMENTE