Lezhë, 12 Gusht, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë ndaluar një person, i cili ishte shpallur në kërkim prej tyre.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Erdit Shabi, banues në fshatin Shënkollë të Lezhës, i ndaj të cilit gjykata e Lezhës kishte caktuar si dënim për një vepër oenale të kryer, gjobën prej 400 mijë lekësh.
E në rast të mospagimit të saj, gjykata ia ka konvertuar këtë gjobës në 80 ditë burgim, të caktuara me vendim të posaçëm.
I kërkuari Shabi mësohet se është dënuar për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA