English

Përfituan pension me dokumenta false për vjetërsinë në punë, ndiqen 4 persona

Korçë, 12 Gusht, NOA – Paraqitën një dokument të falsifikuar që ka të bëjë me vjetërsinë, me qëllim përfitimin e një pensioni nga shteti, por janë zbuluar dhe aktualisht po ndiqen nga forcat e policisë.

Bëhet fjalë për katër persona nga rrethet e Korçës, Ersekës dhe Pogradcit, që siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tyre ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Mësohet se ata janë Hasan Kallçinaku, 70 vjeç, banues në fshatin Miras të Devollit; Tushi Mejdi, 74-vjeçe, banues në fshatin Borovë në Ersekë; Vjollandi Jorgji 65-vjeç, banuese në fshatin Rembea në Korçë dhe Refki Rusi, 63-vjeç, banues në fshatin Lëshnicë të Pogradecit.

Ata po ndiqen penalisht pasi në dosjet e pensionit të tyre u gjet një dokument të falsifikuar që ka të bëjë me vjetërsinë, me qëllim përfitimin e një pensioni nga shteti.

U kryen veprimet hetimore proçeduriale për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE