Korçë, 12 Gusht, NOA – Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një inspektore tatimesh është sulmuar nga një pronare dyqani pasi ishte duke ushtruar kontroll brenda tij.
Lajmi raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, ato kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për Enverije Frashërin, 53-vjeçe, banuese në këtë qytet.
Kjo pasi, në dyqanin me artikuj të ndryshëm, i cili figuron në pronesi të saj, ka fyer dhe goditur për shkak të detyrës, inspektoren e Drejtorise Tatimore në Korçë, B.Merkuri, 32-vjeçe, e cila po inspektonte dyqanin në fjalë.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 237 dhe 239 të Kodit Penal, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA