Gjermani, 13 Gusht NOA - U ndalua për një kalim që u konsiderua i rrezikshëm nga forcat policore, por teksa po vazhdonin kontrollin e mëtejshëm vunë re se shoferi nuk ishte në zotërim të patentës dhe diçka e tillë ndodhte për më shumë se 50 vjet.
Gjithçka ka ndodhur në Oberhausen, të Gjermanisë. Verifikimet policore zbuluan se patenta e tij e marrë në vitin 1956, i ishte marrë për herë të parë pasi ishte kapur teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ia kishin pezulluar për një kohë të gjatë në 1959.79-vjeçari, në teori, rrezikon burgim, por duke pasur parasysh moshën e tij mund të largohet nga paraburgimi vetëm me një gjobë.
r.b/NOA