English

Presidenca: Sali Berisha është kryetar i partisë më të madhe të opozitës

Sipas informacionit zyrtar të Presidentcës Berisha është kreu i opozitës. Faqja zyrtare thotë se para Topit ishin në krye të shtetit vetëm Berisha, Mejdani dhe Alia, Moisiu fshihet nga memoria zyrtare presidenciale

Tiranë, 13 Gusht 2010 NOA – Të paktën të huajt që vizitojnë faqen zyrtare të Presidentit të Republikës, por pse jo dhe shqiptarë që jetojnë larg politikës e për më tepër larg vendlindjes, mund të marrin të mirëqenë një njoftim zyrtar: Sali Berisha është kryetar i PD, partisë më të madhe të opozitës.

“Lajthitja” i përket pikërisht informacionit zyrtar që gjendet në faqen zyrtare të Presidentit.

Aty evidentohet fillimisht se Berisha lindi më 15 tetor 1944 në Tropojë dhe se u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë (1967). Pasi përfundoi me sukses studimet e avancuara në Paris (Francë) drejtoi një program kërkimor në Hemodinamikat.

Më 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime në Shkencat Mjeksore. Gjatë viteve të mësimdhënies në UT (1980-90), zoti Berisha publikoi libra studimor, tekste universitare dhe shumë artikuj shkencor në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit. Zoti Berisha mban titullin shkencor “Profesor Doktor”.

Më tej në faqen zyrtare të Presidentit thuhet se karriera politike e zotit Berisha nisi me lëvizjen studentore të dhjetorit 1990. Më parë ai u bë i njohur me kritikat e tij publike ndaj sistemit të vjeter dhe kërkesën për demokratizim të vendit. Më 1991 zoti Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, për t’u rizgjedhur edhe më 1997 e në vazhdim. Është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë më 1991, 1992, 1997, 2001.

“Pas fitores në zgjedhje të koalicionit opozitar të drejtuar prej tij, zoti Berisha më 9 prill 1992 u zgjodh President i Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 shkurt 1997. Dha dorëheqje nga posti i Presidentit një muaj pas humbjes në zgjedhje të PD-së dhe fitores së koalicionit të majtë. Që atëherë është kryetar i PD-së, partia më e madhe në opozitë”, - thuhet në informacionin zyrtar të Presidencës që sot drejtohet nga Prof. Dr. Bamir Topi.

Por nuk mjafton vetëm ky informacion i munguar për z.Berisha, i servirur në shqip dhe anglisht për kryeministrin aktual që drejton qeverinë që nga viti 2005.

Sipas informacioneve zyrtare të Presidencës, para Topit, në Shqipëri ka pasur tre presidentë dhe ata kanë qenë Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Rexhep Meidani.

Edhe këtu kemi të bëjmë me “lajthitje”.

Veç Alisë që bëri vetëm pak muaj si President dhe Berishës që mori dy mandate, por vetëm tiparin e gëzoi për 5 vjet pasi tjetri u dha kur në vend ishte shpallur shtetrrethimi dhe e mbajti për pak muaj, në drejtim të shtetit ishin Mejdani dhe më pas Alfred Moisiu.

Që të dy, qëndruan nga pesë vjet pra me një mandat të plotë në krye të Presidencës shqiptare.

KOMENTE