Rusi, 12 Gusht NOA - Janë të paktën gjashtë zjarre pyjore që janë zbuluar dhe shuar në rajonin e Bryansk, në Rusi, ku ekspertët kanë denoncuar një rrezik rrezatimi. Pyjet e zonës janë kontaminuar nga fatkeqësia e Çernobilit, e cila u njoftua nga Ministria e situatave emergjente në Moskë.
“Situata është e vështirë, por nën kontroll”, - bënë të ditur shërbimet pyjore të rajonit Bryansk. Në Rusinë perëndimore zjarret kanë kërcënuar përhapjen e grimcave radioaktive të shpërthimit bërthamor të Çernobilit në 1986.
Autoritetet kanë rritur patrullat në pyll për të penguar flakët që të arrijnë në zona të banuara. Rajoni i Bryansk është pjesa e Rusisë që ka pësuar më shumë dëme. Ambjentalistët dhe ekspertët e pyjeve kanë paralajmëruar se pluhuri radioaktiv mund të jetë tepër i rrezikshëm. Ministria ka raportuar edhe për zjarre sporadike në pyje gjatë javës së kaluar, por shpjegoi se ata ishin të gjithë të ulët. Në këtë luftë me zjarrin, Ministria e Situatave emergjente njoftoi se zonat në kthetrat e zjarreve janë përgjysmuar. 92.000 hektarë janë ende në zjarr.
Që nga fillimi i verës, janë djegur 810.000 hektarë.
Qeveria është gati për të nisur një goditje masive ndaj flakëve edhe në Sarov, një tjetër qendër ku prodhohen armë bërthamore.
Ujërat e lumit Oka kanë devijuar për të shmangur përmbytjet të cilat mund të kapin kryeqytetin.
r.b/NOA
{youtube}k2HV13pHaLg{/youtube}