English

Tre italianë grabisin 19-vjeçaren shqiptare në tren

Termoli (Campobasso) Itali, 12 Gusht 2010 NOA – Një e re shqiptare është bërë objekt grabitjeje duke përjetuar minuta tmerri pasi tre burra nga Pulia iu vërsulën dhe e grabitën brenda vagonit të trenit ku po udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur në trenin e linjës Foggia-Ravenna, pasditen e djeshme, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Viktimë e grabitjes mbeti C.G., 19 vjeçe, emigrante shqiptare, rezidente në Itali.

Në lidhje me ngjarjen, policia e Termolit konfirmoi sot arrestimin e tre burrave të dyshuar, përkatësisht S.A. 25 vjeç, M.F. 50 vjeç dhe M.C. 45 vjeç.

Nga hetimet e kryera doli se tre burrat italianë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i grabitën 1135 euro vajzës 19 vjeçare shqiptare, në vagonin ku gjendeshin si pasagjerë.

E reja shqiptare dëshmoi për policinë e Termolit se minutat e grabitjes ishin të frikshme dhe ajo u përball me dhunë fizike dhe verbale derisa autorët u zhdukën nga treni në ndalesën më të parë pasi morën paratë.

Pas denoncimit, policia arriti të identifikojë tre të dyshuarit të cilët sot përfunduan në qelitë e Termolit.

a.r/NOA

KOMENTE