Gjermani, 13 Gusht NOA - Tashmë mund të themi se është vetëm çështje kohe madje vetëm 48 orë, të cilat do të japin përfundimisht të ardhmen e mesfushorit brazilian të Juventusit, Diego.
Kështu, me sa duket ka zgjatur vetëm një sezon aventura e talentit brazilian tek bardhë e zinjtë pasi me shumë mundësi ai do të kthehet sërish në Gjermani, por këtë herë për të luajtur në radhët e ekipit të Volfsburg.
Oferta e gjermanëve ishte prej 16 milionë eurosh ndërsa kërkesa e Juventusit ishte prej 18 milionë.
Me sa duket ka qenë rruga e mesme ajo që çoi në akordin e dy ekipeve pasi 17 milionë euro janë gjykuar si shuma ideale nga të dy klubet për transferimin e lojtarit.
Megjithatë ajo që është për t’u theksuar është se ende asgjë nuk është zyrtarizuar dhe aktualisht të dyja palët e tifozëve respektivë të skuadrave duhet vetëm të presin.
r.b/NOA