English

Vritet në mes të Durrësit djali 15-vjeçar, policia flet për hakmarrje

Durrës, 12 gusht, NOA – Një 15-vjeçar është ekzekutuar para pak minutash në Durrës. Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë NOA se vrasja ndodhi në zonën ku qëndrojnë furgonat, pranë stacionit të trenit. Viktima mësohet të jetë Mario Curri, rreth 15 vjeçar, i sapokthyer nga Italia rreth nje jave me pare.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje, pasi vrasja ka ndodhur në një zonë në afërsi të qendrës së qytetit ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorit.

Sipas policisë pistat e para të dyshimit janë se 15 vjeçari Mario Curri është ekzekutuar për hakmarrje. Mesohet se rreth gjashte muaj me pare ishte vrare i ati i te miturit, Luan Curri.

Ne ngjarjen e fund-janarit qe ishte vrasje e trefishte, sipas policise u fut ne "lojë" nje vrases me pagese.

Megjithatë policia e Durrësit po punon për të sqaruar motivet e ngjarjes si dhe identifikimin e vënien në pranga të autorit të ngjarjes.

Vijon...

mit/NOA

KOMENTE