Romë, 12 Gusht, NOA – Ajo është padyshim ena më e vjetër në botë, edhe pse në dukje nuk ka asgjë të përbashkët më ato që jemi mësuar të hamë apo të gatuajmë në ditët e sotme.
Por të mos harrojmë se bëhet fjalë për 3.4 milion vjet më parë, kur njerëzit për të ngrënë përdornin mishin e gjakosur të kafshëve duke e shqyer direkt atë.
E pikërisht, kjo enë e gjendur, me emrin lusi, ka qenë “shishqebapi” më i lashtë që njeriu ka mundur të bëjë për të gatuar mishin.
Zbulimi është realizuar në Etiopi në projektin Didika, nga një grupi ndërkombëtar i koordinuar nga antropologët Zeresenay Alemseged nga Akademia e Shkencave në San Françisko dhe Shannon McPherron, nga Instituti gjerman “Max Planck” në Leipzig të Gjermanisë.
Kockat e zbuluara në rajonin etiop tregojnë qartë sesi njerëzit që atëherë kishin instrumente për heqjen e mishit nga kockat dhe ekstraktin e palcës.
n.e/NOA