Tiranë, 13 Gusht, NOA – Turizmi në Shqipëri ka arritur që të kthehet në një degë të rëndësishme të ekonomisë së vendit, ku sipas të dhënave, të ardhurat e siguruara prej tij gjatë këtij sezoni turistik, kanë tejkaluar edhe ato të eksporteve.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku sipas tij, gjatë dy muajve të fundit është shënuar një vërshim i madh turistësh drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet.
"Turizmi është shndërruar sot në degën kryesore të ekonomisë të këtij vendi. Në rast se në 7 muaj pati 1 miliard dollarë nga eksportet, të ardhurat nga turizmi janë më të mëdha", u shpreh Berisha.
Sipas tij, vetëm në tunelin e Kalimashit kanë kaluar më shumë se 15 mijë turistë brenda pak ditësh”, tha ai.
Duke shtuar se faktor për këtë vërshim të turistëve është bërë padyshim infrastruktura rrugore, por edhe përmirësimi i faktorëve të tjerë....(vijon).
n.e/NOA