Durrës, 13 gusht, NOA – Policia e Durrësit ka bërë të mundur dje ekstradimin nga Italia të 30 vjeçarit Erion Kallmeti.
Erion Kallmeti, i lindur në Fushë-Krujë dhe banues në fshatin Nikël të Krujës, ishte i dënuar në mungesë për trafikim të femrave për prostitucion, një vepër të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
30 vjeçari ishte dënuar me 15 vjet burg për këtë vepër penale.
Erion Kallmeti ishte shpallur në kërkim prej tetë vitesh, që në 19 tetor të 2002-it.
Dje, është bërë ekstradimi i tij nga Italia, si dhe në orën 13.30 ndaj të ekstraduari u bë në ambientet e Burgut Nr.302 në Tiranë, edhe ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit, i datës 2 prill të vitit 2009, për të dënuarin me 15 vite burg, Erion Kallmeti.
mit/NOA