English

Kapen me 16.8 gramë Hashash, arrestohet shpërndarësi Eni Madhi

Tiranë, 13 gusht, NOA – Oficerët e seksionit kundër lëndëve narkotike kanë vënë në pranga dje, në mesditë, një shpërndarës lëndësh narkotike.

Bëhet fjalë për një 19 vjeçar, Eni Viktor Madhi, ndërsa në gjendje të lirë po procedohet edhe një 17-vjeçar me iniciale, D.I.

Sipas policisë së kryeqytetit, procedimi ndaj Eni Madhit dhe personit tjetër, nisi tek “Kodrat e Liqenit Artificial”.

Dy të rinjtë janë kapur nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit Nr.2, dhe gjatë kontrollit u është gjetur një sasi prej 16,8 gram, lëndë narkotike e llojit hashash dhe një pistoletë tip Ekol Special 99, me një krehër pa fishekë.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës narkotike, arma pistoletë dhe një telefon tip “Nokia”.

I arrestuari Eni Madhi dhe i ndaluari, të cilit policia i jep vetëm inicialet, po procedohen penalisht për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.

mit/NOA
KOMENTE