Angli, 13 Gusht NOA - Mascherano ka vendosur të largohet nga klubi i Liverpulit. Deklarata erdhi nga vetë lojtari dhe kjo pas ndeshjes miqësore me Irlandën.
“Ndihem tepër i nderuar që jam tek skuadra e Liverpulit, por çështja është një tjetër. Kam biseduar me teknikun Hodgson dhe i kam thënë se dua të ndryshoj shtet. Për mua kjo është një zgjedhje jetësore”, - këto ishin fjalët e mesfushorit argjentinas në lidhje me të ardhmen e tij.
Kështu, përsa i përket Mascheranos, shtypi spanjoll është tepër i sigurt dhe të gjithë shkruajnë se sezonin e ardhshëm ai do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës.
Megjithatë spanjollët duhet të bëjnë tepër kujdes pasi ata kanë një konkurrencë tepër të fortë për lojtarin pasi kujtojmë se dhe Interi është në ndjekje të argjentinasit prej kohësh.
r.b/NOA