English

Peniani, kërkon kompesim dhe falje nga Japonia për sundimin kolonial

Penian, 13 gusht, NOA – Peniani zyrtar i ka bërë thirrje Japonisë, që të kërkojë falje, madje dhë të kompesojë sundimin e rëndë kolonial nga viti 1910 deri më 1945, në fund të luftës së Dytë Botërore.

Ky qëndrim i Koresë Komuniste, erdhi menjëherë pasi, të martën në 10 gusht, Japonia i kërkoi zyrtarisht falje Koresë së Jugut, për aneksimin e gadishullit Korean.

Por, në këtë falje, Japonia nuk ka përmendur edhe Korenë e Veriut.

Koreja Komuniste e Veriut nuk kanë vendosur ende marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Koreja e Veriut gjithnjë ka shprehur shqetësimin e saj, për sundimtarët japonezë, të cilët kur e kishin koloni të vetën Korenë e Veriut, i përdornin koreanoveriorët për punë të detyrueshme dhe si skllevër për qëllime seksuale.

mit/NOA
KOMENTE