English

Pentagoni rikonfirmon: SHBA largohet nga Iraku deri në fund të 2011-s

Uashington, 13 gusht, NOA – Që trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku deri në fund të vitit të ardhshëm, një fakt të tillë e ka rikonfirmuar edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts.

Sipas tij, edhe nëse do të ketë ndonjë kërkesë të posaçme nga pala irakiane për të zgjatur mandatin, ushtarakët amerikanë do ta nisin tërheqjen e tyre nga ky vend brenda afatit të parashikuar.

Konkretisht, Sekretari Gejts u tha gazetarëve se qeveria amerikane dhe ajo irakiane kanë një marrëveshje për afatin e tërheqjes amerikane.

Ai tha se nëse një qeveri e re irakiane formohet dhe do që të zgjasë afatin e pranisë së trupave amerikane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme ta bëjnë një diskutim të tillë, por nisma duhet të ndërmerret nga irakianët.

Ndërkaq, oficeri më i lartë irakian, lejtnant Babakir Zebari thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i lënë trupat në Irak deri në vitin 2020, pasi sipas tij do të duhen edhe 10 vjet që ushtria e Irakut të mund të garantojë sigurinë në vend.

n.e/NOA

KOMENTE