English

Qeveria, 80 mijë euro ndihmë për përmbytjet në Pakistan dhe Moldavi

Tiranë, 13 Gusht, NOA – Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij, vendimin për dhënien e ndihmës financiare Pakistanit dhe Moldavisë, për lehtësimin e pasojave, të shkaktuara nga përmbytjet e fundit, në këto vende.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë qeverisë, të cilat konfirmojnë se ajo në përputhje me këtë vendim, i akordon përkatësisht një fond ndihme prej 50 mijë eurosh qeverisë së Pakistanit dhe një fond prej 30 mijë euro qeverisë së Moldavisë.

n.e/NOA

KOMENTE