English

WikiLeaks: Do publikojmë raporte të tjera për Afganistanin

Uashington, 13 Gusht, NOA – Faqja e internetit, WikiLeaks njofton se do të publikojë raporte të tjera të fshehta ushtarake për Afganistanin, përveç atyre që ka nxjerrë në dritë javët e fundit, publikimet e të cilave janë shoqëruar me debate të ashpra.

Kështu, megjithë presionin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes kundër publikimit të materialeve të tilla, themeluesi i kësaj faqeje, Julian Assange, deklaroi nga Londra se bëhet fjalë për 1 500 dokumente të reja që do të vendosen brenda saj.

Megjithëse ai nuk ka përcaktuar afatet se kur do të publikohen këto materiale të reja, Assange, u shpreh i vendosur për vazhdimësinë e nxjerrjes në dritë të tyre.

Në fund të korrikut, WikiLeaks publikoi 90.000 raporte ushtarake amerikane të viteve 2004-2010, duke përfshirë shumë informacione nga fronti i luftës në Afganistan.

Një akt i tillë u dënua nga Pentagoni, duke lëshuar nota kritike ndaj publikuesve.

n.e/NOA

KOMENTE